Vaj Propolis+fare e zeze Tact 60 ml

SKU: PROD-446
Tact Vaj Propolis me Faren e Zeze Gjatë gjithë jetës së saj bleta ka nevojë për një lëndë pastruese që bën të mundur mbajtjen e pastër të kosheres së saj dhe disefektimin e saj prej mikrobeve, viruseve dhe plasaritjeve. Kosherja e bletës është pa dyshim vendi më i pastër në natyrë dhe për këtë qëllim bleta mbledh një lëndë ngjitëse veçanërisht nga majat e pemëve dhe pasi ta ketë brumosur me dyllë, i shton disa maja (tharmë) duke bërë të mundur që të trasformohet në një llaç përmes të cilit ajo arrin të lyejë muret e kosheres dhe hojeve, në të cilat ajo vendos vezët dhe me të zë plasaritjet e kosheres. Kjo lënd
Disponueshmëria:

19 Në Stok

800.00 L

Përshkrim

Tact Vaj Propolis me Faren e Zeze

Gjatë gjithë jetës së saj bleta ka nevojë për një lëndë pastruese që bën të mundur mbajtjen e pastër të kosheres së saj dhe disefektimin e saj prej mikrobeve, viruseve dhe plasaritjeve.

Kosherja e bletës është pa dyshim vendi më i pastër në natyrë dhe për këtë qëllim bleta mbledh një lëndë ngjitëse veçanërisht nga majat e pemëve dhe pasi ta ketë brumosur me dyllë, i shton disa maja (tharmë) duke bërë të mundur që të trasformohet në një llaç përmes të cilit ajo arrin të lyejë muret e kosheres dhe hojeve, në të cilat ajo vendos vezët dhe me të zë plasaritjet e kosheres.

Kjo lëndë quhet propolis dhe që me të vërtetë është lënda më e çuditshme në kosheren e bletës.

Struktura kimike:

Propolisi është një lëndë shumë e ndërlikuar me origjinë bimore.

Ajo formohet në pjesën më të madhe nga esenca me shumë efekt, acide të ndryshme organike, vajra dhe nga shumë vitamina, metale dhe 16 amino-acide.

Thithja dhe lëshimi:

Pas zbërthimit poleni thithet shumë shpejt nga membrana mukoze e organit tretës së gojës, stomakut dhe zorrëve.

Gjithashtu poleni mund të thithtet edhe nëpërmjet lëkurës dhe të lëshohet (largohet) në pjesën më të madhe të rasteve nëpërmjet veshkave.

Veçoritë e propolisit dhe efektet e tij:

Propolisi dallohet për tri niveli efekti nëse merret nëpërmjet gojës:

Efekti që shfaqet shpejt si një pastrues i brendëshëm dhe antibiotik kundër mikrobeve dhe fungaleve.

Ai vepron gjithashtu si një antibiotik natyral nëpërmjet dy ndikimeve bashkëvepruese kundër faktorit që sëmur:

I pari ëshë ndalimi i formimit të murit qelizor të mikrobeve dhe së dyti ai parandalon rritjen nëpërmjet dobësimit të ndarjes qelizore të mikrobeve, viruseve dhe qelizës fungale.

Për shkak të këtij efekti zgjidhet PH-ja (potential of hydrogen) në veçanti pa prekur qelizën e shëndoshë të trupit.

Gjinitë më të rëndësishme bakteriale të cilat ndikohen prej polenit janë Stafilokoket e të gjitha llojeve dhe Streptokoket, ku bëjnë pjesë edhe gjinitë që shaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Ndërsa nga grupi i viruseve ndikohet virusi i influencës, ftohjes së thjeshtë dhe ato të acarimit të mëlçisë.

Propolisi përdoret gjithashtu edhe si antibiotik i vetëm ose në bashkëpunim me antibiotikë të tjerë në varësi të forcës së acarimit dhe opinionit të mjekut.

Nga përvoja është vënë re se ka ndikime më të mira nëse shoqërhet me cloxacilin, streptomylin dhe maxacillin.